Bie Dinamo, europa bëhët “formulë”

U luajtën të gjitha takimet e javës së 34-ët në Abissnet Superiore. Në fokus largimi i Dinamos nga kategoria në një sfidë që blutë kryeqytetas po e udhëhiqnin në ‘Kukës Arena’ me vendasit e Longos.

Fiton Partizani dhe arrin të marrë i vetëm vendin e tretë në tabelë duke u afruar fort me Conference League. Egnatia në play off.

Ia del Teuta të fitojë në Kamëz me Kastriotin duke ruajtur shpresat për venin e 4-ët. Skënderbeu, rrëzuar javën e kaluar largohet nga fusha pa pikë. Laçi pëmbys 1-2 duke ruajtur formën e mirë sportive.

E njëjtë situata me kampionët e rinj të Tiranës në duelin me Vllazninë. Seferi, Totre dhe Xhixha autorët e golave bardheblu. Vllaznia në moment të vështirë, zbret e 5-ta.

Java e 34:

Tirana-Vllaznia 3-1

Egnatia- Partizani 0-1

Skënderbeu- Laçi 1-2

Kastrioti-Teuta 0-1

Kukësi- Dinamo 2-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!