Smajlaj: Ky dëmtimi i karrierës

Në Kupën e Shqipërisë, kampioni i kërcimit së gjati Izmir Smajlaj u rendit i pari por më pas atleti i Tiranës ka shkruar se ka pësuar një dëmtim të rëndë në ligamente.

Ai ia doli në pisten e ‘Loro Boriçit’ të kërcejë 7.87 mera. Sipas vetë kampionit, tani radhën e ka operacioni ndërsa rekuperimi pritet të zgjasë disa muaj.

Postimi i Smajlajt në Facebook:

“Ndonese dola i pari ne garen e “Kupes se Shqiperise”, kjo gare me coj ne demtimin me te madh te karrieres sime. Keputje totale te ligamenteve, dhimbje e humbje e tere atyre ore stervitje intensive per tiu dhene nje rekord te ri kombetar.

Fatkeqesisht me duhet te operohem dhe rikuperimi do te zgjase disa muaj, por jam i sigurt qe do te rikthehem shume here me i forte per tiu nderuar ne kompeticione kombetare e nderkombetare.

Dua tiu falenderoj te gjithe tifozeve te shumte qe ishin ne stadium, miqve, familjes e trajnerit, qe me duartrokiten e qendruan prane meje! Nderime e respekt ndaj jush”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!