Veli kampione europe në shtangë

Evangjelia Veli shpallet kampione e Europës në peshën 55 kg për femra.

Shtangistja shqiptare triumfoi në stilin e shkëputjes në peshën deri në 55 kg për femra, në Europianin e Peshëngritjes që po zhvillohet në Tiranë.

Shtangistja shqiptare mori medalje ari në shkëputje dhe dygarësh (208 kg), kurse në shtytje mori medalje argjendi.

Veli ngriti 95 kg në shkëputje dhe u rendit e para, ndërsa në shytje fillimisht luajti me 108 kg, duke e ngritur të sigurt.

Ajo ngriti 113 kg, po aq sa Konotop Kamila, e cila e ngriti e para këtë peshë por sportitja shqiptare përfitoi nga rregullorja për të marrë medaljen e artë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!