Milan, 75 mijë tifozë për Fioren

Kërkesa të shumta për bileta, kampi ‘Violë’ thotë se tifozët e Fiores kanë shumë vështirësi për t’u paisur me ta në impiantin 80 mijë vendësh

Katër javë deri në fund të kampionatit italian, dy klubet milaneze Milan dhe Inter në një garë të fortë për Scudetto-n në Seria A. Në dispozicion 360 minuta në të cilat mund të ndodhë gjithçka.

Sot do të jetë sfida në distancë mes Milanit dhe Interit, të cilët sërish nuk luajnë në të njëjtën kohë.

Në ‘San Siro’, në orën 15:00 skuadra e Piolit me gjasë e mbështetur nga 75 mijë tifozë teksa pret Fiorentinën në garë për europën dhe më pas në 18:00, skuadra e Inzagit do të përballet me bardhezinjtë e Udinezes në Udine.

Ndërkaq, po sot në program edhe duelet: Juventus-Venecia, Empoli- Torino dhe Roma- Bolonja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!