Dinamo nuk ndez, Partizani i tregon derën e së Parës

Java e 31: Partizani- Dinamo 3-1

Partizani- Dinamo në derbin 141 mes tyre luajtur sot në Selman Stërmasi foli i gjithi për të kuqtë e trajnerit Dritan Mehmeti.

Rezultati teknik 3-1ndaj Dinamos i ka siguruar provizorisht Partizanit vendin e tretë në renditjen e Abissnet Superiore duke rritur shpresat për europën, ndërsa “blutë” vijojnë të vuajnë dhe t’i afrohen Kategorisë së Parë gjithmonë e më shumë. Derbi i kryeqytetit, i vlefshëm për raundin e 31-të të kampionatit, u mbyll me rezultatin 3-1, me tre gola që u realizuan në pjesën e parë.

Stenio Zhunior në të 26′, dhe Tedi Cara në të 29′ shënuan shpejt për Partizanin.Megjithatë blutë paten shansin e madh të riktheheshin te goli pasi Matondo preku një top me doë në zonë dhe la të kuqtë me 10 futbollistë. Penalltinë e akorduar e ekzekuton Ibraimi në të 38′ për 2-1.

Ndërkohë e dyta nisi më e mirë për Dinamon e cila shtyu dhe iu afrua barazimit por goli i vetëm i kësaj pjese i takoi sërish Partizanit. Në të 90+1 Tedi Cara realizon golin e tretë për 3-1 final. Dinamo tani ka humbur thuajse të gjitha mundësitë për të tentuar shpëtimin e sezonit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!