Siti merr kreun, Juventus në finale me Inter

Premier League rikthen Sitin në krye. Me fitoren e arritur tsot ndaj Brajtonit 3-0 skuadra e Pep Guardiolës ia del të kpërcejë me një pikë Liverpulin.

Fitore e madhe po sot e Arsenalit ndaj Çelsit në fushën e bluve. Derbi i shkoi në shifra 2-4 ekipit të Artetës. Njukasëll vijon të hedhë hapa të sigurtë për qëndrim. Mundi 1-0 Kristal Palasë. Barazon Everton 1-1 me Lester duke e dërguar në 4 pikë diferencën me zonën e kuqe..

Në Itali, u luajt gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Italisë. Juve mundi 2-0 Fiorentinën dhe me rezultatin e përgjithshëm 3-0 siguron finalen e 21 të në histori. Kështu Inter- Juventus do të jetë finalja e madhe e 11 majit në Olimpico të Romës.

E vetma sfidë për kampiont në Seria A i takoi Udineze- Salernitana mbyllur në të 92′ 0-1.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!