Pogba 4 vite në Paris, Raul refuzon Lidsin si trajner

-Paul Pogba ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me PSG-në dhe do të largohet falas nga Mançester Utd kur t’i skadojë kontrata këtë verë.

-Pronarët e Lids kanë konsideruar të emërojnë Raul si pasardhësin e Marcelo Bielsa-s, por legjenda e Realit, aktualisht menaxher i Real Castilla-s, e ka refuzuar këtë qasje sepse dëshiron të marrë drejtimin e ekipit të parë të Real Madridit.

-Rudiger kërkon të largohet nga Çelsi me destinacion Madridin. Agjenti i mbrojtësit i ka dërguar një mesazh Realit ku i thuhet se mbrojtësi kërkon 55 milion euro në sezon. Kontrata të jetë me bonuse dhe 4 vjeçare.

-Sulmuesi i Sitit, Rahim Sterling është në listen e Milanit në Seria A.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!