Adriano i ftuar nderi në Inter-Milan

Sot gjysmëfinalja e kthimit Inter Milan (0-0), nesër Juve- Fiore (1-0). Në kllapa ndeshjet e para.

Në ‘San Siro’, sonte për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë Inter-Milan (21:00) i pranishëm do të jetë edhe ish sulmuesi i Interit braziliani Adriano. Takimi i parë do të jetë gjysmëfinalja e Kupës së Italisë pasi ftesa për brazilianin është disa ditore.

Ndërkaq fjalë mjalti të ish bombërit zikaltër para derbit:

Gjithçka te Interi ka lënë gjurmë në jetën time, kujtimet më të mira të karrierës sime janë të gjitha të lidhura me skuadrën zikaltër: Sfidat, golat, emocionet. Por ajo që mbaj brenda, ende sot dhe që më rrënqeth lëkurën është kori i tifozëve të Interit të cilët më kanë bërë gjithmonë të ndihem i veçantë”.

Sakaq ‘Madonina’ e 4-ët sezonale përkon me të kthimit të Kupës. Ndeshja e parë gjysmëfinale mes tyre ka përfunduar në rrjeta të paprekura. Për tu evidentuar, rregulli i golit jashtë fushe në Kupën e Italisë ende në fuqi. Në të vajtjes 0-0 ndërsa çdo barazim me gola i dhuron Milanit finalen./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!