Rubiales e Pike pazar me Superkupën “arabe”


Sipas informacioneve të “El Confidencial”, të mbështetura me dokumente dhe audio, presidenti i Federatës Mbretërore Spanjolle të Futbollit u ka bërë presion autoriteteve të Riadit që t’i paguajnë lojtarit të Barcelonës, ​​përmes kompanisë së tij, “Kosmos”, deri në 24 milionë euro për ta luajtur turneun në atë vend.

Audiopërgjimet e raportuara nga “El Confidencial”, mes mbrojtësit të Barcelonës Zherard Pike dhe presidentit të RFEF Luis Rubiales kanë trazuar anembanë opinionin sportiv por jo vetëm.

Në bisedën mes tyre Pike i kërkon Rubiales që Superkupa e Spanjës që u zhvillua në Arabinë Sauditë, të kishte hapsirë për kompaninë e tij “Kosmos”.

Diçka e tillë është arritur dhe Superkupa e Spanjës u luajt në Arabi. Në pakt por dhe në realitet ‘Kosmos’ merr katër milionë për secilin nga gjashtë vitet e nënshkruara (total24 milionë euro)

“El Confidencial” pretendon se Pike dhe Rubiales kishin qenë në diskutime që nga viti 2018. Në një prej audio përgjimeve Rubiales i thotë Pike:

“Zheri urime. Dhe jo për lojën tënde të mrekullueshme, por për arritjen tënde. Marrëveshja me Arabinë Saudite është nënshkruar. Faleminderit për gjithçka. Jam këtu për çdo gjë që të nevojitet. Të përqafoj, kujdesu për veten.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!