Llogaritë e javës së ‘Pashkëve’

Abissnet Superiore ka hyrë në fazë vendimtare verdiktesh. Dinamon dhe Skënderbeun vetëm fitoret i mbajnë në ‘lojë’

E 29-ta sjell tri takime të nxehta këtë të diel. Shëmbullin e dhanë dy takimet e luajtura të shtunën ndërsa si te Kastrioti-Kukësi ashtu dhe Egnatia-Tirana u thyen parashikimet.

Do nisë Laçi-Dinamo në 13:45. Shtatë ndeshje në kampionat pa fitore për kurbinasit vërtetë shumë për një ekip që ende vijon të jetë i dyti. Duro i rikthyer te bardhezinjtë teksa ndali Vllazninë dhe siguroi finalen e Kupës tha sot se skuadra e tij pret të çlirohet psikologjikisht duke lënë të kuptohet se cilësitë nuk mungojnë.

Mungojnë Roganoviç për kartonë dhe Malota, Turkaj e Qato të dëmtuar. Zarubica i rekuperuar, Van Dejv Harmon në pikëpyetje.

Dinamo udhëton në Laç me një objektiv, fitoren. Pak a shumë kështu deklaroi sot trajneri Vanoli, por dhe kapiteni Ibraimi. Janë rikthyer në grup portieri Bakaj dhe mbrojtësi Imami.

Partizani- Skënderbeu (‘Elbasan Arena’) duket se ka një “drejtim”, fitoren e skuadrës së Mehmetit. Eleminimi nga Kupa detyron. Stafi teknik beson se mund të rekuperojë plotësisht Rrapajn, Zhuniorin dhe Hadrojin. E kundërta ngjet te korçarët. Ata, veçmas Nikajt që ka mbyllur sezonin (dëmtuar) rikthejnë lojtarë si Zguro, Elvi Berisha dhe portieri Rexhepi. Për të rikthyer ‘pikë’.

Finale në dukje edhe dueli Teuta- Vllaznia në program në ‘Niko Dovana’ me fillim orën 16:45. Si pa kuptuar, skuadra e Arapit nga kampione në fuqi, sot është 5 pikë poshtë Kastriotit. Parë nga poshtë, me një pikë më shumë se Egnatia e zonës play off, situata alarmante.

Te Vllaznia janë ende në delir pas sigurimit të finales së Kupës. Gjithësesi shkodranët shkelin “disiplinën” me Dianje i cili figuron i larguar pa dijeni. Mungon edhe Bulatoviç për kartonë. Viktor Da Silva dhe Hakaj në pikëpyetje.

E diel, programi i javës së 29:

13:45 Laçi-Dinamo

16:45 Partizani-Skënderbeu

16:45 Teuta-Vllaznia

Luajtur të shtunën

Kastrioti-Kukësi 1-0

Egnatia- Tirana 0-3

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!