Duro: Të kalojmë ngërçin psikologjik

Ndeshja inaguruese në ‘Kukës Arena’? Trajneri: E konsideroj festë dhe privilegj

Për Laçin vjen radha të luajë një ndeshje kampionati në shtëpi me Duron e rikthyer në pankinë. Nesër ndaj Dinamos në 13:45.

Nën drejtimin e tij, skuadra bardhezi barazoi në debutim ndaj Vllaznisë në Shkodër, mori biletën e finales së Kupës së 70-të në program në 31 maj ndaj Vllaznisë ndërsa nesër, për të tentuar tri pikë ndaj Dinamos me një këmbë në Kategori të Parë.

Tekniku i tha ‘Sportiim.al’ se skuadra duhet ta harrojë për momentin finalen e majit pasi ecuria në kampionat, bëhët vendimtare në javët e fundit. Duro shtroi tezën e çlirimit nga ngërçi psikologjik të kurbinasëve çka sipas tij ndikon në arritjen e pikëve.

Duro:

Ndaj Dinamos pas biletës së finales së Kupës…

“Patjeter që kemi marrë biletën për në finale një sukses për skuadrën por ajo i mbetet 31 majit pasi tani jemi tërësisht të fokusuar në kampionat. Kam bindjen se arritja e finales në Kupë do mund të çlirojë grupin nga ai ngërç psikologjik”.

Do ketë ndonjë risi në formacion?

“Sa i përket formacionit patjetër që do ketë risi pasi kemi shumë mungesa. Roganoviç me kartonë ndësa Malota, Qato e Turkaj janë ende të dëmtuar. Edhe Harmon nuk është 100%, do shohim deri nesër më pas të vendosim kush do jetë në formacionin titullar”.

Ndalesa e Kukësit?

“Sigurisht që në këtë fazë të garës çdo pikë në favor vlen por ne do duhet të mbetemi të fokusuar te ndeshjet tona e të marrim maksimumin deri në fund të kampionatit.”

Kukësi ka deklaruar se inaguron ‘Kukës Arena’ javën e ardhëshme ndaj Laçit. Vlerësim apo thjesht çështje date e klubit verilindor?

“Po e mora vesh që do të luhet në Kukës. Unë them se është një ditë e veçantë, ditë historike dhe do mbetet në kujtesë sepse do jetë Kukësi- Laçi ajo sfidë që do inagurojë këtë impiant.”/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!