Erisildo Smaçi: Apolonia ka stof superiorjeje

Lezhjani i bindur se Apoloina do jetë konkuruese deri në fund për një biletë në Abissnet Superiore.

Lojtarët kryesor te Apolonia si Smaçi, Krasniqi, Cako, Repaj, Diop, Hidri, Omeri, Zogaj, Berberi etj prej javësh i kanë dhënë tonin kampionatit të tyre në Kategori të Parë.

Skuadra e rrëzuar edicionin e kaluar nga Superiorja, me largimet e shumta të futbollistëve cilësorë si Mihana, Gjata, Sota,Haxhiu apo portieri Harizaj, fillimisht u përfshi nga pamundësia për të kapur majat por në periudhën e verdkiteve sezonale, skuadra fierake e teknikut italian Kanarsa, po tregohet mjaft produktive.

Vendi i 4-ët dhe me 5 javë ga fundi e afrojnë Apoloninë me zonën play off (vendi i 3,4,5,6). nesër pret në ‘Loni Papuçiu’ Pogradecin.

Erisildo Smaçi, njëri nga futbollistët lider te bardhjeshilët luan prej tre sezonëve në Fier. Mesfushori i dalluar tha se Apolonia i ka të gjitha shanset të rikthehet në elitë pasi sipas tij Apolonia ka elemntët dhe ekspreiencën e sfidave të mëdha.

Objektivi me 5 ndeshje nga fundi?-Jemi strevitur në kompleksin tonë dhe jemi gati për shtëpiaken me Pogradecin. Madje jemi super të karikuar pasi kemi mbështetje të madhe edhe nga presidenca.

Në grup kemi cilësi dhe lojtarë si J. Krasniqi, Cako, Diop Hidri, Omeri, Zogaj, Berberi etj janë në gjëndje të bëjnë diferencën në fushë.

E ardhmja ime?Jam te sezoni i tretë te Apo-lonia dhe dua të kontrubuoj për ta ngjitur sërish skuadrën në Superiore. Më pas të shohim. Jam ende i ri”, tha 23 vjeçari nga Lezha./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!