Bylis e Erzeni drejt elitës…

Në Pezë, Vora pret Korabin sot pa trajnerin Mërgjyshi të shkarkuar pas barazimit me Lushnjën.
Kampionati i Kategorisë së Parë me të gjitha ndeshjet me start sot orën 15:00. Bylisi i vendit të parë udhëton drejt Korçës për tu përballur me Maliqin e vendit të parafundit.
Ndërkaq, Erzeni i dyti në tabelë, luan në shtëpi kundër Butrintit që po lufton për qëndrim.
Apolonia pret Pogradecin ndërsa në ‘Ismail Xhemali’ të Pukës, Tërbuni- Besëlidhja një duel rajonal me pritshmëri të lartë. Në Lushnjë dhe në Pezë dy takime me rivalitetin e padiskutueshëm mes tyre.
Me 5 javë nga fundi, Bylis dhe Erzeni kryesojnë me diferencë nga vendi i tretë (respektivisht 8 dhe 6 pikë nga Korabi i treti).
Java e 26-të Kategoria e Parë:
Apolonia- Pogradeci
Erzeni- Butrinti
Vora- Korabi
Maliqi- Bylis
Lushnja- Burreli
Shkumbini- Turbina
Tërbuni- Besëlidhja
Tomori- Besa