Partizani përballë Laçit, Vllaznia pret krutanët

Java e 27 mbyllet me dy takime. Partizani- Laçi dueli i pritshmërive ndërsa në ‘Loro Boriçi’ ka një…derbi verior.

Përgatiti: Erga Kenga

Partizani- Laçi dhe Vllaznia- Kastrioti dy sfidat përmbyllëse të javës së 27-të Abissnet Superiore në këtë të hënë të 4 prillit 2022. Në ‘Elbasan Arena’ me start orën 17:45, Partizani e sheh vetën sikundër ka ndodhur shpesh këtë sezon si pritës për takimin me kurbinasit e Mirel Josës.

Skuadra e kuqe e stepur te zona e mesit e tabelës me 35 pikë pritet të tentojë tri pikë të cilat në fund të sezonit mund të vlejnë jo pak për europën. Nuk do mund të ketë sherbimet e Rrapajt dhe Stenio Zhunior të pezulluar.

Bardhezinjtë më të plotë se kurrë. Prej javësh mungon Dejan Zarubica por Malota dhe Qato kanë rekuperuar ndërsa Saliu Guindo është kthyer nga angazhimi me përfaqësuesen e Malit.

Në Shkodër po në 17:45 përballja Vllaznia- Kastrioti. Te kampi kuqeblu mungesat e Gurishtes dhe Heriç janë konfirmuar nga trajneri Plori dje në konferencë. Kapiteni Erdenis Gurishta ka nisur seancat me grupin ndërsa Elvedin Heriç vuan kartonët.

Shkodranët ndërsa kontestuan ashpër gjykimin e gjysmëfinales së vajtjes me Partizanin, kërkojnë të kapin vendin e tretë. Fitorja eventuale e dërgon skuadrën e Plorit 2 pikë larg Kukësit që mban vendin e fundit zyrtar që të shpie në Conference League.

Në anën tjetër krutanët në kërkim të pikëve që e largojnë nga fundi iftohtë. Emiljano Çela, trajneri i Kastriotit ka vetëm një dilemë. Ajo lidhet me gjëndjen e Bedri Grecës teksa tiranasi ka vuajtur një dëmtim të lehtë. Të tjerët gati.

Java e 27, Abissnet Superiore:

17:45 Partizani- Laçi (Elbasan Arena)

17:45 Vllaznia-Kastrioti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!