Dita e Autizmit, Duka: ‘Ndriço blu për Autizimin’

Në Ditën Ndërkombëtare të Autizmit, Federata Shqiptare e Futbollit, i është bashkuar nismës së Fondacionit Fëmijët Shqiptarë në fushatën “Ndriço Blu për Autizmin!” – “Light it up Blue for Autism.

Këtë nismë të re të FSHF-së e ka përcjellë në rrjete vetë kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka.

Postimi:

“Të dashur miq!Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Autizmit, Federata Shqiptare dhe i gjithë komuniteti i futbollit në vend, i është bashkuar nismës së Fondacionit Fëmijët Shqiptarë në fushatën “Ndriço Blu për Autizmin!” – “Light it up Blue for Autism”.

Ne bashkojmë vëmendjen dhe zemrat tona, me të gjitha vendet anembanë globit që e mbështesin këtë nismë. Stadiumi “Air Albania”, ndricoi blu sonte në mbrëmje, për komunitetin e individëve me çrregullim të spektrit autik në Shqipëri dhe kudo në botë. Me këtë aktivitet dhe me nisma të tjera sensibilizuese, ne kërkojmë që të ketë sa më shumë vëmendje ndaj fëmijëve dhe të rriturve me autizëm.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!