Laçi 5 ndeshje pa fitore, Skënderbeu s’di të fitojë

Java e 26: Laçi-Teuta 0-1/ Skënderbeu- Kukësi 1-1

Laçi nuk ngre kokë as në javën e 26-të Abissnet Superiore. Humbja me Tiranën 4-1 në 26 shkurt është pasur nga 3 barazime respektivisht me Egnatian, Kastriotin dhe Skënderbeun ndërsa sot ata shoqërohen me disfatën 0-1 me Teutën.

Ndonëse vendasit ishin më kërkues në pjesën e parë dhe goditen shtyllën me Shehun, në të dytën teksa Arapi aktivizoi futbollistët Emiljano Vila dhe Rubin Hebaj, durrsakët u rritën goxha në lojë dhe në të 73′ gjetën avantazhin pikërisht me shkodranin Hebaj.

Ndërkaq ndeshja e fundit e javës së 26-të mes Skënderbeut dhe Kukësit u ndal te shifrat 1-1 . Për ekipin e Longos një penallti e shndërruar në gol nga Gjelbrim Taipi në të 10-ën,barazon po me penallti Zguro.

Korçarët patën disa mundësi për të fituar por sulmuesit vendas u shfaqen jo dhe aq të zotë në zonë. Në kohën shtesë Vrapi me porten bosh e dërgon sferën jashtë. kategoria e parë për korçarët shumë pranë.

Sakaq në të vetmin takim në Kategori të Parë (java e 24) Apolonia fitoi duelin në derbi me Bylis me shifrat e thellë 3-0./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!