Dy ndeshje, 300 halle…


Superiorja luan sot dy ndeshje delikate. Skënderbeu deomos për tri pikë. Matematika imponon. Kritike dhe situata te vendosja e re e Teutës në tabelë. Laçi dhe Kukësi kanë llogaritë e tyre me kreun…

Laçi -Teuta dhe Skënderbeu- Kukësi janë dy sfidat e fundit të javës së 26-të Abissnet Superiore. Përpara se superiorja të shkojë me pushime (kupto dy javë ndërprerje për shkak të ndeshjeve miqësore të Kombëtares Kuqezi) çiftet e sotme me misionin e kërkesave maksimale.

Te ndeshja e orës 13:45 programuar për t’u luajtur në stadiumin ‘Laçi’ takimi mes bardhezinjëve dhe ‘Djemëve të Detit’ i ngjan një ristarti mes dy skuadrave të cilat përpos dy takimeve në kampionat, do përballen edhe dy herë në gjysmëfinale të Kupës së 70-të të Shqipërisë

Te Laçi ka disa mungesa (Malota, Velkoski, Zarubica) ndërsa kthehet Ardit Deliu. Pikërisht futbollisti që shënoi një dopietë në Rrogozhinë ndaj Teutës në fitoren e fazës së dytë 2-4.

Ndërkaq te Teuta sikundër dhe te kurbinasit nuk po kalohet momenti i mirë sezonal. Aq më teper që ekipi i Arapit pas zhvillimëve të javës, gjëndët vetëm një pikë larg zonës së kuqe.

I parakaluar nga Kastrioti, ekipi dursak pret të kthehet te fitorja. Ivanoviç, Akuah dhe Lorenco Vila janë kthyer në dispozicion. Në pikëpyetje mbrojtësi Xhekson Ferrera.

Sakaq pak orë më vonë në Korçë mbyll javën Skënderbeu- Kukësi. Gega tha dje ndër të tjera në konferencë: “Brenda futbollit është një grup shumë i mirë me lojtarë miks. Duam të bëjmë më të mirën. Ndoshta ngarkesa psikologjike ka ndikuar”. Meksi do jetë mungesë e sigurtë ndërsa jashtë për probleme fizike duket edhe Moraesh.

Te Kukësi pas fitores së kaluar me Dinamon kërkohet vazhdimësia. Europa objektivi parësor i verilindorëve. Nuk do të jetë në dispozicion Shkurtaj ndërsa Lulaj i është bashkuar skuadrës në seancat e javës.

Java e 26:

13:45 Laçi- Teuta

16:45 Skënderbeu- Kukësi

Java e 24, Kategori e Parë

14:00 Apolonia- Bylis/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!