Nis aventura e Vanolit, debutim edhe për Plorin

Ndeshje të ngjeshura këtë të shtunë të 19 marsit në kampionatet e organizuara nga Sektori i Garave në mbarë vendin.

Abissnet Superiore, java e 26-të, vjen me tri takime të cilat do të zhvillohen në 13:45 ndërsa derbi i 142-të i kryeqytetit ndërmjet Tiranës dhe Dinamos, në program në ‘Elbasan Arena’, do të diskutohet në 16:45.

Në këtë sfidë jetike, kryesisht për Dinamon e cila lufton për qëndrim në elitë, risia lidhet me debutimin e trajnerit të bluve italianit Rodolfo Vanoli. Kontigjenti te Tirana evidenton mungesën e Najdovskit teksa te Dinamo në pikëpyetje Imami.

Jetike edhe sfida e Kamzës e cila parashikon Kastriotin pritës. Skuadra krutane po zhvilllon një superkampionat në atë që konsiderohet beteja e fundit e tabelës.Partizani vjen pas barazimit 2-2 me Egnatian dhe Europa nga kampionati duket mision i vështirë. Por derisa matematika lejon, të kuqtë pritet të jenë këmbëngulës deri në fund.

Dilema për Edon Hasanin te Kastrioti ndërkohë te ekipi i Mehmetit figurojnë tre mungesa të sigurta; Bitri, Albion Marku dhe Skuka.

Egnatia-Vllaznia gjën dy skuadra në emergjencë për pikë. Vendasit parë gjëndjen në tabelë por dhe kalendarin që pason, duan maksimumin. Nga ana tjetër te shkodranët pritet me mjaft interes se si do të sillet skuadra me debutuesin në pankinë Elvis Plori. Vllaznia do Europën nga kampionati

Mungon Allmuça te vendasit ndërsa te Vllaznia mungesat janë të shumta. De Silva, Gurishta, Jonuzi dhe Latifi të dëmtuar ndërsa Aralica i pezulluar për kartonë.

Kategoria Superiore, java e 26-të

13:45 Egnatia- Vllaznia

13:45 Kastrioti- Partizani (në Kamëz)

16:45 Tirana- Dinamo (në Elbasan Arena)

Të dielën:

13:45 Laçi- Teuta

16:45 Skënderbeu-Kukësi/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!