Klasikja e shumëpritur apo sfida e forcës…

Pritet një numër i madh tifozësh në ‘Loro Boriçi’. Vllaznia-Tirana supersfida që mund të hapë objektivë të rinj në Superiore

Vemendje e shtuar në Shkodër. Sot për javën e 25-të Abissnet Superiore me start orën 16:45 Vllaznia- Tirana në ‘Loro Boriçi’ në atë që i gjithë opinioni sportiv e konsideron si klasiken e futbollit shqiptar.

Të dy kampet kanë deklaruar paraprakisht se kërkojnë tri pikët maksimale. Paçka se si Vllaznia ashtu dhe Tirana, do duhet të bëjnë me disa mungesa. Te kuqeblutë, mungojnë Gurishta e Jonuzi si lojtarë që shpesh kanë bërë diferencën në fushë. Da Silva në pikëpyteje.

Te Tirana e Shehit, e njëjta situatë. Madje kur sheh se mungojnë Totre dhe Toshevski duket se bardheblutë do ta kenë më të vështirë për t’i zëvendësuar këto titullarë në role.

Në ‘Elbasan Arena’, Partizani-Egnatia sfida tjetër e ditës. Të kuqtë por dhe rrogozhinasit në momentin më të mirë sezonal. Objektivët e dy skuadrave nuk ndyshojnë. Pikë maksimale kërkon Partizani për të synuar afrimin me skuadrat që luftojnë për europën teksa Egnatia për pikët që i sigurojnë qetësinë mbi zonën e rrëzimit.

Trajneri Mehmeti me një Kallaku jashtë forme, pritet të luajë me Malën në pozicionin e ri në mesfushë. Lojtari shkatërrues nga Kongo, Matondo duket se ka fituar vendin e titullarit. Bitri por dhe Cara janë në pikëpyetje.

Ndërkaq alarmante situata te Egnatia. Dy futbollistët më të dalluar javët e fundit te formacioni i Zekerija Ramadanit nuk kanë shanse aktivizimi. Mungojnë sot për kartonë Majkell Agbegpornu dhe Besar Krivanjeva.

Java e 25-të sot:

16:45

Vllaznia- Tirana

Partizani-Egnatia (në Elbasan)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!