Viteshë, aksioneri rus jep dorëheqjen

Rivali i Romës në Conference League pritet të mbetet pa financat e zakonshme. Aksioneri rus ka nxjerrë në shitje aksionet dhe ikën nga Bordi.

Rusi, Valeriy Oyf ka vendosur të shesë aksionet e tij te klubi holandez i Viteshës. Gjithashtu, aksioneri kryesor jep menjëherë dorëheqjen nga Bordi Mbikëqyrës i klubit.

Gjatë shitjes së aksioneve ndiqet një procedurë e kujdesshme, në mënyrë që të garantohet vazhdimësia e klubit dhe Viteshë të vazhdojë të fokusohet në ambiciet e saj sportive.

Valeriy Oyf në një përgjigje shprehet: “Më dhemb shumë që i them lamtumirë Viteshës, por në situatën aktuale e marr këtë vendim të vështirë në interes të klubit, stafit, mbështetësve, sponsorëve dhe palëve të tjera të interesuara.

Po kthehem pas” një periudhë e veçantë, në të cilën jam ndjerë gjithmonë shumë i përfshirë me klubin dhe kam shijuar paraqitjet e shkëlqyera. Kjo fanellë është në zemrën time dhe kjo do të vlejë gjithmonë për klubin dhe tifozët.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!