E donte Kosova, Magath merr Herthen

68 vjeçari u kontaktua disa herë nga FFK për të marrë postin e Shaland. Sot prezantohet te Hertha e Berlinit si trajner i parë.

Feliks Magath është trajneri i ri i Hertha Berlin. Ai merr drejtimin e skuadrës fill pas largimit të turkut Tayfun Korkut dhe do të drejtojë skuadrën gjermane deri në fund të sezonit.

“Me përvojën e madhe si menaxher dhe karizmën e tij, ai mund të bëjë ndryshimet e duhura për të na nxjerrë nga situata jonë e vështirë sportive,” shpjegoi menaxhmenti i klubit nga kryeqyteti i Gjermanisë.

“Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm për situatën aktuale sportive dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë Herthen të arrijë qëllimin e saj për të vazhduar.

Është e rëndësishme tani që të gjithë të përqendrohen plotësisht në tetë ndeshjet e mbetura,” tha Magath gjatë prezantimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!