Ish-kapiteni dëbohet përjetë nga Ukraina

Kapiteni dhe njëri nga futbollistët më të famshëm të Ukrainës (pas Shevçenkos) gjatë viteve 2000-2016 Anatoliy Tymoshcuk edhe pse sot jashtë futbollit të luajtur, ka refuzuar të shfaqet në krah të popullit të tij të zhytur në luftë.

Federata e Ukrainës ka marrë masa drastike ndaj tij.

“Pasi u shqyrtua ankesa e Komitetit të Etikës dhe Fair Play në lidhje me Anatoliy Tymoshchukun, Komiteti i Kontrollit dhe Disiplinës i Federatës së Futbollit të Ukrainës, mori disa vendime”, thuhet në njoftim i cili ecën.

“T’i hiqet Tymoshcukut licenca e trajnerit e nivelit Pro që është lëshuar nga qendra e licencimit të Federatës. Të përjashtohet nga regjistri zyrtar i lojtarëve të Përfaqësueses së Ukrainës. Të ndalohet përjetë angazhimi i Tymoschukut në aktivitetet e futbollit në territorin e Ukrainës”.

Atij i janë hequr edhe të gjithë trofetë e fituar në futbollin e Ukrainës, si dhe federata ka bërë të ditur se tashmë u ka kërkuar autoriteteve publike që t’i hiqen Tymoshchukut të gjitha çmimet shtetërore dhe titujt e nderit.

Kujtojmë se që nga fillimi i agresionit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës, AA Tymoschuk, ish-kapiteni i kombëtares së Ukrainës, jo vetëm që nuk bëri asnjë deklaratë publike në lidhje me këtë, por as nuk e ndërpreu bashkëpunimin me klubin rus”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!