Verstapen ‘Pole’ në Imola, Piastri penalizohet me 3 vende

Piloti i Red Bull Maks Verstapen vazhdoi të dominojë edhe në Imola, duke përmbysur parashikimet dhe duke marrë pozicionin pole position për Çmimin e Madh të dielën.

Kampioni i botës në fuqi mbylli një nga paraqitjet e tij më të mira në një xhiro spektakolare, duke e vënë Red Bull-in e tij përpara të gjithave makinave.

Ky është pole i shtatë radhazi këtë sezon për holandezin që barazon rekordin e Prost dhe Senës.

Dy McLaren kompletuan podiumin me Oskar Piastri në gjendje të kalonte përpara Lando Norris me një xhiro të përsosur në fund.Megjithatë piloti australian u skualifikua me tre vende, pasi pengoi një xhiro të Magnusen në Q1.

Ndërkaq dy makinat Ferrari ishin nën pritshmëritë me Leklerk dhe Sainz në vendin e katërt dhe të pestë, por me një makinë që dukej shumë e qëndrueshme dhe konstante. Gara e nesërme do të nisë përpjetë por skuadra e kuqe ka ritmin për të luftuar për pozitat e para.

F1 nesër në pistën e Imolas zhvillon garën zyrtare në orën 15:00.

Pole Position/ Imola 2024:

Immagine


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!