Djarmati: Na favorizoi shorti

Drejtori sportiv i Vllaznisë Matko Djarmati, fill pas shortit të Kupës së Shqipërisë teksa Vllaznia u shortua me Partizanin, ka deklaruar për mediat se Vllaznia ka parapëlqyer rivalin e Kupës.

Sipas tij fakti që Partizani nuk luan në Tiranë si pritës drejtori e konsideron avantazh…

Shorti? “Të fitosh Kupën duhet të përballesh me të mirët. Nëse do kisha mundësi, doja te luanim kundër Teutës dhe Partizanit. Doja të luanim kundër Partizanit sepse nuk do të luajmë në Tiranë dhe këtë e shoh si një plus”.

Sezoni? “Jemi të zhgënjyer pak nga sezoni. Nuk jemi të kënaqur me vendin në tabelë, por deri në fund kemi mundësinë të shpëtojmë me një trofe. Po shkuam në Europë do jetë sezon i shpëtuar”.

Europa përmes Kupës apo kampionatit? “Kupa vendoset pas kampionatit. Shanse ka më shumë nga kampionati. Do tentojmë t’i kapim kupat e Europës nga kampionati. Partizani është përforcuar në dimër, nuk është ai i fillimit. Është një ekip i barabartë me ne. E thashë, nuk luajmë në kryeqytet dhe ky është një plus për ne”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!