Rama: Nuk kisha preferencë në short

Partizani- Vllaznia çifti i parë i shortit gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë. Për mediat ka folur drejtori Rama. Klubi Partizanit poston në Facebook intervistën:

“Isha i qetë në short, nuk kisha preferenca. Të 3 ekipet ishin të forta, është bukur të luash me Vllazninë pasi bëhet atmosferë e bukur. Kupa është objektivi ynë, është një trofe që jemi në garë.

Do të luajmë me seriozitet pasi duam të shkojmë në Kupat e Europës. Me golin në fushë kundërshtare që nuk është më, nuk kishte ndonjë preferencë. Grupi ynë është shumë i mirë si brenda fushe dhe jashtë. Po rritemi dhe po shprehemi më mirë në fushë.

Edhe në dy fazat e para luajtëm mirë, por kishim disa dobësi. Me përforcimet e bëra jemi më mirë. Njeriu e bën vet fatin e tij dhe varet sa përgatitesh për të bërë mirë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!