Kupa/ Teuta kthehet në shtëpi, Laçi i plotë

Ndeshjet miqësore të Kombëtares në 26 dhe 29 mars teksa kuqezinjtë e trajnerit Reja luajtën me Spanjën në Barcelonë (2-1) dhe në ‘Air Albania Stadium’ me Gjeorgjinë (0-0) ia lënë vendin aktivitetëve kombëtare.

Sot në ‘Niko Dovana’, gjysmëfinalja e parë e Kupës së Shqipërisë. Do të luajnë Teuta-Laçi në aktin e vajtjes ndërsa nesër në ‘Elbasan Arena’ gjysmëfinalja tjetër, Partizani- Vllaznia.

Teuta- Laçi 17:45 ‘Niko Dovana’:

Pas afro 8 muajve larg Durrësit, skuadra e Teutës do të rikthehet të luajë në qytetin e saj. Klubi prej ditësh ka njoftuar se impianti ‘Niko Dovana’ ndërsa iu nënshtrua rikonstuksionit të fushës, do të jetë i gjithi gati.

Në kampin durrsak, parë ecurinë e dobët në kampionat, besojnë se fitimi i edicionit të 70-të të Kupës së Shqipërisë është shpëtimi i sezonit. Megjithatë misioni kalon nga dy përballjet paraprake me kurbinasit e më pas me sytë te finalja. Trajneri Renato Arapi do ketë në dispozicion formacionin më të mirë të mundshëm.

Përballë bardhezinjtë e Josës. Skuadra kurbinase shpesh e etiketuar mediatikisht si eksperte e Kupës, vjen në një moment jo dhe aq brilant në rrugëtimin kampionat.

Mungesat ardhur nga dëmtimet e shumta duket se kanë privuar Laçin për disa javë por ndërpreja e kampinatit me gjasë ka sherbyer që kontigjenti të jetë thuajse i plotë. Për këtë ndeshje të parë me Teutën, Josa pritet të ketë vetëm një mungesë të deklaruar-Guindon./Erga Kenga/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!