Superiorja sot me tri takime, mbyll Kukësi-Vllaznia

Derbi Tirana- Partizani (0-0) luajtur të shtunën, i ka lënë vendin 4 ndeshjeve të tjera të javës së 24-ët Abissnet Superiore 2021-22. Sot në fushë Egnatia- Teuta, Kastrioti- Laçi dhe Kukësi- Vllaznia.

Rrogozhinasit pas dy fitoreve dhe një barazimi e shohin vetën në momentin më të mirë sezonal. Kanë rekuperuar futbollistë dhe sot ndaj Teutes pritet dyndje në shkallë.

Fitorja sot e largon nga fundi për më teper parakalon Teutën. Durrsakët kanë disa mungesa. Hebaj, Xhekson, Avdyli, Ivanoviç sipas një shënimi të klubit nuk aktivizohen sot.

Në Kamëz derbi rajonal Kastrioti- Laçi ka shumë për të treguar. Krutanët po kalojnë parashikimet ndërsa në këtë periudhë të kalendarit kanë thyer skuadra si Tirana, Skënderbeu dhe Dinamo. Kodra, Dida dhe Bedri Greca mungesat e Emiljano Çelës.

Ndërkaq Laçi pas dy javëve pa fitore kërkon kthesën. Fitorja e mban pranë kreut ndërsa humbja dukshëm dërgon ujë te klubi i Tiranës i cili kryeson tabelën. Futbollistët e dëmtuar si Dejan Zarubica e Ardit Deliu kanë rekuperuar por me gjasë Josa nuk do t’i rrezikojë as sot ndaj Kastriotit.Qato do të marrë vendin e Spahiut në mesfushë. Të tjerët janë po ata të përballjes me Egnatian.

Elbasan pak orë më vonë, Kukësi zhgënjyes në javët e fundit përballë Vllaznisë së etur për pikë. Dy klubet veriore duket se sot kërkojnë ethshëm vendin e tretë me obsion vështrimin lart. Kukësi nuk heq dorë nga formacioni ‘Tip’ i ideuar nga Longo. Shqiprim Taipi mungesë e sigurtë.

Vllaznia nga ana e saj ka disa mungesa çka bën që stafi teknik kuqeblu të kërkojë suksesin duke alternuar disa pozicione. Mevlan Adili, Erdenis Gurishta, Fjoart Jonuzi dhe Viktor da Silva janë mungesat definitivie të Brdariç për ketë takim. /Sportiim.al/

Superiore sot:

13:45 Egnatia- Teuta

13:45 Kastrioti- Laçi (Kamëz)

16:45 Kukësi- Vllaznia (Elbasan Arena)

Nesër:

16:45 Skënderbeu- Dinamo

Klasifikimi pas javës 23: (Tirana, Partizani një ndeshje më shumë)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!