Vjen zyrtarizimi, Haas përjashton rusin Mazepin

Pas fshirjes nga harta të garës në Soçi, Rusia merr një tjetër lajm të keq nga sporti i Formula 1.

Nikita Mazepin nuk do të garojë në Kampionatin Botëror të Formula 1 me Haas në 2022. Pas diskutimëve dhe paqartësive të këtyre ditëve, mbërriti zyrtarisht shkarkimi i pilotit rus nga skuderia amerikane.

Paralelisht u ndërpre me efekt të menjëhershëm partneriteti me Uralkali, një kompani minerare e afërt me presidentin rus Putin dhe në pronësi të babait të Mazepin, Dmitry. Vendimi u mor për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

“Haas ka zgjedhur të ndërpresë bashkëpunimin me Uralkali dhe kontratën me pilotin Nikita Mazepin me efekt të menjëhershëm. Ashtu si pjesa tjetër e komunitetit të Formula 1, ekipi është i tronditur dhe i pikëlluar nga pushtimi i Ukrainës dhe shpreson për një fund të shpejtë dhe paqësor të konfliktit”, thuhet në deklaratë.

Sakaq vetëm tre ditë më parë FIA, e cila u mblodh në një takim të jashtëzakonshëm pas përkeqësimit të konfliktit në Ukrainë duke vendosus se garuesit individualë dhe zyrtarët e Rusisë dhe Bjellorusisë mund të marrin pjesë në garat ndërkombëtare ose lokale vetëm si neutralë dhe nën ‘flamurin e FIA’s’Në vend të rusit duhet të punësohet Pietro Fittipaldi, piloti i tretë i ekipit amerikan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!