Nis sezoni i F1, teste në Barcelonë

Ka nisur sot me testet në Barcelonë sezoni i Formula 1 e cila zyrtarisht nis Botërorin e 2022 me garën e Bahreinit në 20 mars.

Formula 1 i vitit 2022, startoi me xhirot e para testuese të Ferrari F1-75 të cilat u kryen nga Sharls Leklerk i cili në provat e pasditës do ja lërë vendit spanjollit të skuadrës kokëkqe Karlos Sainz.

Ndërkaq, impresiunes edhe kampioni i botës edicionin e kaluar Maks Verstapen i cili me RB18 u shfaq mjaft dinamik. Ndonëse në prezantim makina dukej tjetër, sot ajo ka tërhequr vemendjen me disa risi speciale.

Në anën tjetër 7 herë kampioni i botës Luis Hamilton me makinen e tij Mercedes, do të zbresë në pistë për provat e para vetëm ditën e nesërme. Sot te Mercedes ka hapësirë ​​për debutimin e Xhorxh Rasëll./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!