Ballkani thyen Llapin, Drita bie në Skënderaj

Në kushte të vështira atmosferike, Drita humb dy herë radhazi. Ballkani i vetëm në krye.

U luajtën sot tri takime të javës së 23-të të Superligës së Kosovës. Në fakt ishin në program takime që kishin të bënin kryesisht me ekipet e kreut të renditjes.

Fiton Gjilani dhe si zakonisht te goli për skuadrën e Ismet Munishit shkon i zakonëshmi Gerhard Progni. Tropojani shënoi në të 54′ ndërsa Kelemndi dyfishoi ndaj Ulpianës në të 75′.

Drita thyhet në Skënderaj nga Drenica 2-1 duke konfirmur se ekipi i Nuhiut, nuk ka qëndrushmërinë e zakonëshme.

Ndeshja përmbyllëse e javës i takoi duelit Ballkani- Llapi me ekipin e Ilir Dajës që fiton 1-0 (Ermal Krasniqi 75′) dhe ruan kreun e renditjes. /Sportiim.al/

Shifrat e javës së 23:

Gjilani-Ulpiana 2-0

Drenica- Drita 2-1

ballkani- Llapi 1-0

Luajtur dje:

Dukagjini- Prishtina 2-1

Malisheva- Feronikeli 6-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!