Omicron anullon seancën e Salsburgut, 15 të…

Pas dy ditëve pushim skuadra austriake e Salzburgut duhej të ishte kthyer në fushë sot për t’u përgatitur për ndeshjet e radhës.

Megjithatë, testet e fundit për COVID-19-të kanë nxjerrë në siperfaqe faktin se brenda skuadrës dhe stafit janë 15 raste pozitive.

Kjo ka bërë që seancat e sotme të anulohen. Klubi nuk humbi kohë por i zëvendësoi me një program që do të realizohej në shtëpi.

Klubi austriak raportoi se disa nga rastet e lojtarëve të prekur, kanë simptoma të lehta.

Drejtori sportiv Kristof Freund pasi tha se ka njoftuar Federatën asutriake për situatën, për klubin shpjegon:

“Ne ende po stërvitemi dhe luajmë. Megjithatë, tani duhet të monitorojmë situatën e mëtejshëme të lojtarëve të pa infektuar nga afër në koordinim me departamentin tonë mjekësor dhe të reagojmë ndaj tyre nëse është e nevojshme.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!