‘Mercedes W13’, prezantimi në Silvertsone

Pas prezantimit të Ferrari-75 të enjtën, sot ishte radha e Mercedes W13.

Botërori 2022, shënon fillimin e një epoke të re teknike për F1. Rishkrimi i rregullores synon të prodhojë gara më të mira, duke çuar në një ndryshim të rëndësishëm në dizenjimin aerodinamik të makinave.

E gjatë dhe e hollë është pamja kryesore e Mercedes W13. Megjithëse baza e rrotave është kufizuar në një maksimum prej 3,600 mm sipas rregulloreve të vitit 2022.

Ekipi i projektimit të Mercedes ka ruajtur mënyrën e tij të preferuar të përdorimit të gjatësisë së makinës për ta paketuar ngushtë.

Për këtë aventurë të radhës me MercedesW13, ka folur edhe piloti 7 herë kampion bote Luis Hamilton. Ndër të tjera:

Kjo është një makinë kryevepër. E kishim lënë të pikëlluar dhe të zemëruar ‘Yas Marin-in. Tani të buzëqeshur, të ngarkuar në pikën e duhur, gati për t’u futur në kabinën e W13-it të ri në përpjekje për të për të fituar titullin numër tetë.”

Luis Hamilton dhe Xhorxh Rasëll dy pilotët e Mercedes. Starti zyrtar më 20 mars në Bahrein./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!