Skema e Mazrekajt dhe ‘festa’ e Malotës

Gol spektakolar dhe deçiziv. Malota respekton të shkuarën pa festë. Shton: “Problemi im ka qenë kur ishte ish-trajneri, por ajo është e kaluara”.

Laçi- Kukësi (3-0), kronometri shënon 6 minuta e 55 sekonda. Mazrekaj te topi për të ekzekutuar një goditje denimi. Ulet dhe bën sikur lidh këpucët…

Me gjasë, një skemë e punuar me kujdes për të shpërqëndruar kundërshtarët e dhënë kohë shtatlartëve të skuadrës t’i afrohen zonës. Mes tyre dhe mbrojtësi Renato Malota.

Harkimi dhe lezhjani që kërcen me kokë duke shënuar një supergol te porta e Tafas. 1-0. “Kronometri” numëron 7′ 04 ”.Ka festë në fushë e shkallë por jo autori Malota. Për Supersport pas ndeshjes thotë atë që ndjen…

Malota:

Pse nuk festova? “Kam luajtur 4 vite te Kukësi, kam kaluar shumë mirë, kemi fituar aty, nuk mund të festoja. Ishte një fitore shumë e rëndësishme, pasi Kukësin dhe Vllazninë i kemi rivalë për Europën. Jemi shumë të lumtur.

Një nga pikat e forta të Laçit është grupi. Jemi kompaktë, jemi si familje, edhe në kafe ulemi nga 15 veta, të gjithë bashkë. Nuk ka hatër mbetje se kush luan apo jo, jemi të gjithë bashkë.

As nuk e kemi përmendur fare titullin. Ne kemi objektiv Europën, do bëjmë më të mirën, të marrim maksimumin, por për momentin nuk ka eufori nga fitorja apo diçka tjetër.

Kush i paguan kafet? “Ne të vjetrit paguajmë në kafe, neve na bje barra, duhet t’i mbajmë afër lojtarët e rinj. Sikur dikur…ju”.

Tirana? “Dua të jem realist, nuk duam të fluturojmë. Ekipet tjera kanë investuar shumë për titullin, ndërsa një nga objektivat tona ka qenë Evropa. Urojmë të na kthehet edhe Guindo, të shohim javës tjetër kundër Tiranës nëse jemi apo jo për kampion.

Një karakter i fortë nuk duhet të dorëzohet kurrë, as në momentet e vështira. Problemi im ka qenë kur ishte ish-trajneri, por ajo është e kaluara. Marrëdhëniet e mia janë shumë të mira me të gjithë, nuk dua të flas për të kaluarën”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!