E premte e shtunë në dinamikë, Superiorja ‘fjalë të reja’

Abissnet Superiore në fazën më të rëndësishme të edicionit të 83-të të kampionatit Kombëtar të futbollit. Të premtën nis java e 22-të me dy takime tejet të rëndësishme për të 4 skuadrat e përfshira në kalendar.

Java nis me përballjen e Korçës aty ku Skënderbeu- Vllaznia kanë gjithë vemendjen e duhur për të rrëmbyer fitoren. Për Skënderbeun çdo hap fals e afron ndjeshëm me Kategorinë e Parë. Vllaznia do kreun.

Pak orë më vonë, Dinamo-Partizani derbi i kryeqytetit në moment aspak të mirë për blutë. Skuadra në fjalë nuk po arrin të ndyshojë fizionomi as me Devollin në stol.

Të shtunën në Rrogozhinë dueli Egnatia- Kastrioti është dueli i parë i një dite të ngarkuar futbollistike. Në 16:45, e 22-ta, mbyll me Kukësi-Teuta dhe supersfida e ‘Air Albania’ mes Tiranës dhe Laçit.

Programi i ndeshjeve të javës së 22-të Abissnet Superiore:

E premte (25.02.2022)

16:45 Skënderbeu-Vllaznia

19:45 Dinamo-Partizani

E shtunë:

13:45 Egnatia-Kastrioti

16:45 Kukësi-Teuta

16:45 Tirana-Laçi (Air Albania Stadium)

Klasifikimi pas javës së 21-të:


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!