Laçi spektakolar, Tirana javë pa pikë, Dinamo e njëjtë

E diela e 20 shkurtit rezervoi tri takime mjaf dramatike për javën e 21-të të Abissnet Superiore. Laçi i Mirel Josës 13 takime pa humbje, Kastrioti lë prapa Skënderbeun. Dinamo errësirë pafund…

Natyrisht ndeshja kyçe e javës ishte ajo e luajtur në Laç mes Laçit vendas dhe Kukësit e cila pas një ndeshjeje për kartolinë në fushë prodhoi shifrat e thellë 3-0 për bardhezinjtë e Mirel Josës. Në këtë takim mungesa e beftë e Guindos për shkak dëmtimi në seancën e fundit përgatitore nuk u ndie aspak në fushë pasi ansambli i përzgjedhur nga Josa me Akiniemin në majë, ia doli të tjetërsojë verilindorët duke i mposhtur në të gjitha drejtimet.

Fillimisht Renato Malota kalon përpara kurbinasit me atë supergol në minutën e 8-të pas asaj goditje efikase me kokë me topin që prek shtyllën e përfundon në rrjetën e portierit Tafas.

Në fundin e fraksionit të parë, Akiniemi pas asistit të Deliut, dyfishon për Laçin duke dhënë qetësi për ta nisur pa presion pjesën e dytë.

Në fakt, në të dytën është Kukësi që orvatet të rihapë takimin duke krijuar idenë se është ajo skuadra që qarkullon më shumë sferën. Sidoqoftë kurbinasit ia dalin të balancojnë dhe të nisin të krijojnë epërsinë territoriale e shënuar edhe golin e tretë me Zulfijin.

Në Kamëz Kastrioti- Tirana u mbyll në mënyrë surprizë 2-1 për krutanët. Një duel i vendosur nga golat e Kaina Nunjes në minutat 14′ dhe 82′ ndërsa Nikqi shkurtoi për Tiranën në të 88′.

Kjo fitore e ngjit Kastriotin një pozicion më lart, ndërsa pas shumë javësh i ikën vendit të fundit. Tirana përpos pretendimëve për gjykimin dhe mungesave që pati, me këtë humbje, vendos në pikëpyetje kreun e renditjes. Laçi tri pikë larg.

Ndërkaq në 16:45 në ‘Elbasan Arena’, Teuta mundi Dinamon 1-0.

Kjo ndeshje vendosi përballë dy skuadra të traditës por të pozicionar në zonën e poshtme të tabelës së pikëve i shkoi skuadrës durrsake e cila gjithnjë vuajti presionin e bluve. Falë një portieri debutues si Dema (17 vjeç) determeniant në mjaft raste Teuta kap 3 pikë.

Për Dinamon alarmi prezent. Kategoria e Parë, prej së cilës erdhi, duket shumë pranë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!