Në Laç një finale në Elbasan ‘llogari’ për fundin

Supersdida e ditës së 21-të luhet në Laç (Laçi- Kukësi) me fillim orën 13:45. Klubi kurbinas hap dyert për tifozët në sektorin ultras. Dinamo ndaj Teutës në Elbasan për të dalë nga “rrethi i kuq”. Tirana prova e vijimësisë ndaj krutanëve.

Përgatiti: Erga Kenga

Laçi- Kukësi në përballjen e tretë sezonale. Ndryshe nga dy përballjet e fazës së parë dhe të dytë, teksa u luajt në Kamëz dhe ‘Air Albania’, do të ketë kthim në shtëpi.

Dy skuadrat të cilat prej vitesh rivalizojnë mes tyre, pozicionohen në vendin e dytë dhe të tretë (Laçi 40, Kukësi 37). Te bardhezinjtë grupi i plotë ndërsa te verilindorët, sipas Longos, në dyshim Milunoviç dhe Shkurtaj.Rikthehet De Lukas.

Kastrioti-Tirana dy ekstremet e tabelës me fillim orën 13:45.
Në fakt, duket javë është shumë e rëndësishme për Kastriotin në betejën për të qëndruar në elitë.

Ndaj Tiranës në Kamëz, ekipi i drejtuar nga Emiljano Çela në një provë zjarri. Te klubi krutan kanë hedhur idenë e ftesës së publikut të tyre për të ndjekur falas ndeshjen. Grupi këtë herë i plotë.

Në anën tjetër Tirana vjen me stofin e ekipit kryesues. Edhe pse Shehi do të ketë disa mungesa vetë trajneri dje në konferencë tha se skuadra e tij ka objektiv të vetëm fitoren.“Nuk do të kemi Limajn për kartonë por dhe Ismajgecin. Në dyshim kam dhe Hoxhallarin që ende nuk është rekuperuar i gjithi. Megjithatë kemi alternativa, fitorja objektiv’ -ndër të tjera trajneri.

Në 16:45, në “Elbasan Arena” të Elbasanit Teuta-Dinamo. Dueli i skuadrave në krizë totale. Mjafton të evidentohet fakti që si Teuta ashtu dhe Dinamo në 5 ndeshjet e fundit, kanë vetëm nga një fitore.

Kjo ka bërë që dy ekipet të përfshihen në vorbullen e rrëzimit. Sidomos skuadra e Devollit e cila pas fitores së Egnatisa dje ndaj Skënderbeut 2-0, ka zbritur në zonën e kuqe.

Lajm i keq për Devollin janë mungesat e Prodanit dhe të Sidibe për kartonë. Rikthehet Rexhinaldo. Te Teuta nuk ka alarm për mungesa thelbësore.

Java e 21-të Superiore:

13:45 Kastrioti-Tirana

13:45 Laçi- Kukësi

16:45 Teuta- Dinamo (‘Elbasan Arena’)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!