Xhafa: Dinamo do të dalë nga ngërçi

Nesër në ‘Elbasan Arena’ ‘Teuta- Dinamo me fillim orën 16:45.

Në konferencën për shtyp për përgatitjet dhe situatën te Dinamo para duelit të javës së 21-të me Teutën ka folur zëvendës-trajneri Erjon Xhafa.

Ndihmësi i Devollit, Erjon Xhafa:

“Dinamo duhet të shohë ndeshjet javë pas jave. Shenjat në stërvitje janë të mira. Na mbetet që të shohim në fushë. Sidibe do të mungojë, pjesa tjetër është stërvitur por ka probleme të vogla. Të presim ditët në vijim.

Kampionati është i egër sepse janë pak ekipe. Skuadra e ka potencialin për të dalë nga ky moment. Në çdo ndeshje do futemi për të marrë maksimumin. Kemi vlerësimin e duhur.

Duhet të reflektojmë për këtë situatë. Kemi arritur në konkluzionin se ku duhet të jenë lojtarët në fushë, ndaj themi se nesër do marrim më të mirën”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!