Korabi hap kartat e kreut
Taulant Marku ndez endrrën e Korabit për të tentuar Superioren. Sot dibranët në duelin me kryesuseit e Bylis, arritën të shënojnë një gol për tri pikë. Një ndeshje e zjarrtë dhe e tensionuar ku kartonët e kuq ishin prezent që në pjesën e parë.
Lushnja-Besa, Apolonia-Tomori dhe Erzeni- Maliqi përfunduan me rezultatin 1-0. Burreli gjunjëzon që në 45 e para Besëlidhjen 3-0.
Surprizon Turbina, e cila mori tre pikë në transfertë ndaj Pogradecit. Ndërkaq Shkumbini ngec sërish në shtëpi. Këtë radhë, e mund Tërbuni 1-2
Nga ana tjetër në Pezë ka një skuadër të rilindur. Vora vijon të shkëlqejë në 2022. Sot shpatralloi Butrintin 4-1.
Shifrat e javës së 20-të
Apolonia- Tomori 1-0
Lushnja- Besa 1-0
Vora- Butrinti 4-1
Pogradeci- Turbina 1-2
Burreli- Besëlidhja 3-0
Shkumbini- Tërbuni 1-2
Erzeni- Maliqi 1-0
Korabi- Bylis 1-0