Bano ikën nga Butrinti
Lushnjari Artan Bano largohet nga Butrinti i Sarandës në Kategori të Parë.
Humbja e djeshme 4-1 në Pezë me Vorën i ka kushtuar paniknën Banos i cili nga sot nuk është më një trajner i sarandiotëve. Skuadra pozicionohet te zona e play- out në vend të 11-të.
Ai ikën pas 5 fitoresh 6 barazimesh dhe 8 humbjesh. Inferiorët kanë luajtur deri tani 20 javë.
Me shumë mundësi vendin e tij do ta marrë Adriatik Faslliu i cili ka drejtuar ekipet zinxhir. Synimi; për të mbajtur Butrintin e ardhur nga e Dyta në Kategorinë e Parë. Një obejtiv i cili tashmë duhet verifikuar në javët në vijim.