Korabi pret Bylis, shansi për ‘triumf’

Dibranët kanë një ndeshje për të rekuperuar, sot prova gjenerale ndaj skuadrës së vendit të parë.

Erga Kenga

Java e 20-të e Kategorisë së Parë vjen sot me 8 ndeshejt e parashikuara në kalendar. Ndryshe nga javët e fundit ndërsa luhej në 13:30 inferiorët futën në orarin stinor me të gjithë takimet që do të startojnë në orën 14:00.

Në fushë duele të zjarrta por ai i Peshkopisë me Korabin e vendit të tretë dhe Bylis kryesues, i ngjan një finalejeje të parakohëshme. Së paku për vendasit të cilët pasi dështuan javën e kaluar në Lezhë, e kanë të ndaluar dështimin.

Në fakt një tjetër takim me sytë nga Korabi- Bylis duket se është ai që do të luhet në ‘Loni Papuçiu’ të Fierit (rikthehet funksional që pas javës së parë).

Apolonia- Tomori tej kërkesës në fushë për tri pikë mes tyre, pritet të bëjnë tifo për miqtë e Ballshit. Vendi i tretë që të dërgon në play off, objektivi minimal i fierakëve dhe beratasëve.

Ndërkaq në ‘Liri Ballabani’ ka një ndeshje shumë dimensionale. Burreli- Besëlidhja ky derbi rajonal gjithnjë ka prodhuar ndeshje emocionuese, shpesh të paparashikueshme. Matjanët pas tri takimëve pa fitore kërkojnë krhesën. Alert Alcani, trajneri i Burrelit sot ndaj të shkuarës dhe qytetit të lindjes, Lezhë.

Ndeshjet e javës së 20:

14:00

Apolonia- Tomori

Lushnja- Besa

Vora- Butrinti (në Pezë)

Pogradeci- Turbina

Burreli- Besëlidhja

Shkumbini- Tërbuni

Erzeni- Maliqi

Korabi- Bylis

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!