Grozhjon: Hamilton-Verstapen sërish luftëtarët e pistës

Romein Grozhjon ishte autor i një aksidenti të frikshëm në Çmimin e Madh të Bahrein në Formula 1 (29 nëntor 2020 u përfshi në flakë) kthehet të flasë për sezonin e ardhshëm të Formula 1.

Francezi i tërhequr, beson se Luis Hamilton dhe Maks Verstapen do të jenë sërish protaginstët absolutë në botërorin e ri që nis në 20 mars.

“Pas titullit të Verstapen në Abu Dabi, Hamilton duhet të bëjë gjithçka që është e mundur për të fituar titullin e tij të tetë të botërorit në vitin 2022” ecën francezi i cili për ‘Next-Gen Auto’, detajon:

Luis do të jetë hakmarrës”
“Finalja në Abu Dhabi ishte shumë intensive, mjaft e çmendur për tifozët. Tani duhet të kalojmë në vitin 2022, pavarësisht nëse e pranojmë apo jo vendimin titullit. Dhe Luis do të jetë hakmarrës. Të dy do ta gjejnë njëri-tjetrin edhe nëse do të ketë ndryshime në rregulla gjatë garës.

Skuadrat e mëdha do të jenë padyshim aty. Ne gjithashtu mund të llogarisim Rasëll që vjen te Mercedes, do të duhet të shikojmë Norris te McLaren dhe Ferrari do të kthehet herët a vonë. Rregullat e vitit 2022 pritet të sjellin gara më të forta dhe më shumë beteja në pistë”,ndër të tejra ish piloti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!