Shfaqet Hamilton, F1 me rregulla të reja në 20 mars

Testi i Barcelonës në fund të shkurtit me rregulla ndryshe.

Formula 1 në Botërorin 2022 i cili pritet të nisë në 20 mars, do të ketë disa rregulla të reja. Në përpjekje për të afruar më shumë emocione e argëtim, inxhinierët dhe drejtuesit e FIA, gati të prezantojnë ndyshimet.

Një kampionat premtues.

Pak javë nga starti, pritshmëritë po rriten për provat në pistë. Ato që do të japin përgjigjet e para mbi rregullat e reja.

Ndërkohë vazhdojnë prezantimet e modeleve të reja të makinave njëvendëshe që do të shihen në pistë duke nisur nga fundi i shkurtit në testin e Barcelonës.

Është java e Ferrarit dhe Mercedes që do të zbulojnë makinat e përshtatura me ndryshimet paraprake. Ferrari do të prezantohet të enjten më 17 shkurt.

Një ditë më vonë, Mercedes në prezantim ndërsa dje me një postim, zyrtarizoi rikthimin e Luis Hamilton pas një periudhe të gjatë heshtjeje që pas humbjes në Botërorin e fundit. Asokohe, holandezi Maks Verstapen u shpall kampion bote me Red Bull./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!