Teuta në gjysmëfinale të Kupës

Kupa e Shqipërisë, turi çerekfinal: Teuta- Skënderbeu 1-0 (2-0 në dy duele)

Teuta e Durrësit bëhët gjysmëfinalistja e parë e edicionit t 70-të të Kupës së Shqipërisë. Në ‘Elbasan Arena’ sot në duelin e kthimit me Skënderbeun, skuadra e Arapit i bëri mirë detyrat duke shënuar një gol me Hebajn në të 8-ën, e mbyllur llogaritë me korçarët.

Përgjithësisht një sfidë e kontrolluar nga durrsakët të cilët shënuan dhe administruan. Skuadra e Memellit u shfaq këmbëngulëse por në fund pranojnë verdikitin duke u fokusuar te kampionati aty ku kanë rëndësi të madhe pikët sezonale.

Lajmi i keq dëmtimi i Jorgo Meksit në fazën përbyllëse të takimit teksa mbrojtësi u përlas keq me Lorenco Vilën.

Nesër tri takimet e tjera çerekfinale ku spikat Partizani- Dinamo. Vllaznia luan me Flamurtarin ndërsa Laçi pret Egnatian.

Për tu evidentuar rregulli në fazën pasuese, në gjysmëfinale, ka short të lirë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!