Devolli: Ky shansi i jetës time, Dinamo do mbajë topin

Partizani-Dinamo derbi kryqytetas, nesër në ‘Air Albania’ (18:00) për të vulosur biletën e dytë gjysmëfinaliste (pas Teutës) të Kupës së Shqipërisë.

Nga kampi blu për herë të parë si trajner i skuadrës 18 herë kampione të Shqipërisë, shfaqet para mediave trajneri Bledar Devolli.

Devolli:

Trajner i Dinamos…-“Jam shumë i lumtur që më është dhënë kjo mundësi. Ekipin e kam parë këto ditë shumë mirë, kemi punuar shumë mirë. Shikoj entuziazëm. Kemi punuar dhe besoj kjo do të jetë motoja; Me me kokën poshtë edhe me entuziazmin që i duhet shumë një ekipi. Kjo sidomos ekipit tonë në këtë situate ku është.

Çfarë do të bëjë ndryshe Devolli?- “Ndryshe do të bëjmë ato gjëra që kam unë në kokë dhe që kam punuar kudo që kam qenë. E para do të jetë zotërimi i topit. Do ta zotërojmë ne gjithë kohës topin, nëse e zotërojmë ne topin do ta kemi më të lehtë. E dyta do të mbrojmë portën tonë dhe të rrezikojmë atë kundërshtarit. Duhet të jemi agresiv në të dyja fazat. Me kokën poshtë besoj se do bëjmë një ndeshje të mire nesër dhe do kalojmë në fazën tjetër.”

Dinamo“E kam thënë edhe diku tjetër që ky për mua është shansi i jetës, të punosh në një klub si Dinamo jo kushdo e ka fatin. Besoj se do punoj 24 orë që të mos e humbas këtë shans dhe që nga nesër do shikoj ndryshim. Besoj se dhe ju do shikoni ndryshim në ekip”.

Ndeshja me Partizanin në Kupë?-“Partizanin e kam parë dhe janë shumë mirë, janë shumë të shpejtë në momentin që e rikuperojnë topin. Ardhja e Skukës i ka shtuar më shumë thellësi, ndaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm në momentin që e humbasim topin.

Duhet të insistojmë ta rikuperojmë po aty ose të vonojmë dhe mos të kemi problem me finalizimin e Skukës, Malës apo Carës. Ata janë një treshe shumë e frikshme dhe e shpejtë, kështu që nga kjo treshe duhet kujdes” .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!