Kupa nis me Teuta-Skënderbeu

Erga Kenga

Edicioni i 70-të i Kupës së Shqipërisë me të kthimit në turin çerekfinal nis sot me përballjen Teuta- Skënderbeu në program në orën 16:45 në ‘Elbasan Arena’ të Elbasanit .

Ndeshja e parë, luajtur mbi terrenin e rënduar nga dëbora më 27 janar, foli për durrsakët teksa fituan 0-1 me golin e Hebajt.

Sakaq në duelin e sotëm Teuta nuk do mund të ketë në dispozicion mbrojtësin Xhekson Ferriera. te korçarët dilema e vetme e Memellit lidhet me brazilianin Moraesh e cili prej javësh ka vuajtur një dëmtim.

Ndërkaq nesër tri ndeshjet e tjera ku spikat derbi i Tiranës ndërmjet Partizanit dhe Dinamos.

Të kthimit të Kupës së Shqipërisë:

Sot:

16:45 Teuta-Skënderbeu (1-0) ‘Elbasan Arena’

Të enjten

13:45 Laçi-Egnatia (1-1)

16:45 Vllaznia-Flamurtari (2-1)

19:45 Partizani-Dinamo (1-1)

Në kllapa, rezultatet e ndeshjeve të vajtjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!