Dinamo përgatitje speciale në Durrës

Të enjtën në ‘Air Albania Stadium’ Partizani-Dinamo për biletën gjysmëfinaliste. Blutë, akomodimi në Durrës.

Zhvillimet e fundit te Dinamo duket se kanë ardhur në një moment kritik për objektivët sezonalë të bluve.

Largimi i Shëmbit dhe emërimi i stafit të ri teknik me dyshen Devolli- Xhafa, pritet të japë efektin e parë te skuadra dinamovite e cila të enjten zhvillon ndeshjn e kthimit për Kupen e Shqipirisë me Partizanin.

Ndërkaq për këtë takim çerekefinal të edicionit të 70-të të Kupës, Dinamo është duke u përgatitur intensivisht në Durrës. Klubi shkruan në rrjete:

Postimi i Dinamos:

“Dinamovitët janë zhvendosur në qytetin e Durrësit në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e kthimit, të vlefshme për turin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë.Blutë e drejtuar nga Bledar Devolli, kanë zhvilluar edhe një seancë stërvitore në mëngjesin e sotëm ndërsa ekipi do të akomodohet në Hotel “Villa Pascucci” deri në prag të ndeshjes ndaj Partizanit”. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!