Katër ndeshje, kampionati më spektakolar në fushë

Pas tri takimëve të ditës së martë, sot Premier League, kampionati më spektakolar në planet, luan 4 takimet e radhës për javën e 24-ët në Angli.

Noruiç-Kristal Palasë, Totenhem-Sauthempton, Mançester Siti- Brentford do të zhvillohen në orën 20:45 ndërsa Aston Vila- Lids ka si start orën 21:00.

Ndërkaq, Çelsi i Tomas Tuhel ( i izoluar prej ditësh pas infektimit me Omicron) do të jetë i impenjuar po sot me Botërorin e Klubeve që po luhet në Emiratet e Bashkuara Arabe.

17:30 sipas orës së Shqipërisë Çelsi ka në program gjysmëfinalen me Al Hilal. Fituesi ndeshet në finale me brazilianët e Palmeiras.

20:45
Noruiç-Kristal Palasë

Totenhem-Sauthempton

Mançester Siti- Brentford

Aston Vila- Lids 21:00

Të luajtura:

Bërnli- Mançester Junajtid 1-1

Njukasëll- Everton 3-1

Uest Hem- Uatford 1-0 /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!