Dinamo prek fundin, Shkëmbi lajmëron divorcin

Java e 19-të: Kastrioti- Dinamo 2-0 (Greca 50′,68′)

Kastrioti mund pastër Dinamon 2-0 dhe jep shenja të qarta se krutanët pas afrimit të Emiljano Çelës, kanë gjetur modulet e qarta në garimin në Superiore.

Në duelin e sotëm luajtur në Kamëz, blutë e Shkëmbit u panë më kërkues gjatë pjesës së parë duke ushtruar shpesh presion të madh para portierit Sali.

Në të dytën Kastrioti ndyshon stil ndërsa Dinamo bie në agoni duke mos arritur të imponohet. Në fushë një lojtar kualitativ si Bedri Greca vendos fatet e takimit duke shënuar dy herë për Kastriotin.

Në fund të ndeshjes, trajneri blu, Bledi Shkëmbi deklaroi se do ti paraqesë dorëheqjen presidentit Bardhi. 18 herë kampionët e shqipërisë rrezikojnë zonën e ftohtë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!