Teuta-Partizani ka një “çështje”, Tirana për arratinë

Teuta-Partizani pas pak në ‘Elbasan Arena’ në një sfidë vendimtare për të dyja skuadrat që janë pozicionur në mesin e tabelës së klasifikimit.Dy skuadra që vjet luftuan deri në fund për titullin kampion (fitoi Teuta), e shohin vetën në vështirësi ndërsa kjo javë e parë e fazës së tretë mund të jetë oksigjen për njërën nga ekipet e tradites.

Trajnerët respektivë Renato Arapi dhe Dritan Mehmeti kanë bërë zgjedhjet e tyre. Durrsakët janë të plotë.

Sakaq te të kuqtë pritet të hidhen në fushë futbollistët që munguan ndaj Laçit si Belica, Kallaku dhe Rrapaj

Tirana- Skënderbeu luhet në ‘Air Albania Stadium’ në të njëjtën orë me sfidën e Elbasanit me bardheblutë që përpos Tolit me kartonë, do të ketë mundësi të aktivizojë më të mirët. Skuadra e Shehit e destinuar për të bërë tri pikë. Vlen rrugëtimin e vetëm në krye të renditjes

Në anën tjetër Skënderbeu ndjen nga prapa afrimin e Kastriotit dhe çdo sfidë e tyre, pavarësisht emrit të kundërshtarit kthehet në një finale. Memalli do ti ketë të gjithë me perjashtim të Vitijës dhe pikëpyetejeve rreth mesfushorit Moraesh./sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!