Brdariç: Detajet do të bëjnë diferencën

Abissnet Superiore e dërgon Vllazninë për të dyten herë këtë sezon në Laç aty ku skuadra e Brdariç do të përballet me kurbinasit e Mirel Josës. Para këtij takimi verior, të dielën në orën 13:45 sot ka folur tekniku i kuqebluve Tomas Berdariç.

Në transfertë...“Është një ndeshje dhe kohë tjetër, gjysmë viti më vonë. Laçi ka ndryshuar si ekip dhe ne do jemi gati për një gjë të tillë. Duhet një përkushtim i madh për t’i shkaktuar humbje Laçit, por kam parë në ekip entuziazëm, cilësi.

Fusha stërvitore – Më pëlqen. Po stërvitemi në fushë të mirë. Ndoshta në fushën ku stërviteshim, shpërqendroheshim për gjërat që duhet të bënim. Duhet të përshtatemi me fushën sintetike, por lojtarët janë gati dhe kjo është e rëndësishme.

Laçi – Është ekipi i njëjtë, me një trajner tjetër që luan futboll ndryshe, Ato që do bëjnë diferencën nesër janë detajet dhe do japim më të mirën për tri pikët.

Adili dhe Hoxha mungojnë – Secili lojtar ka minutat e veta për të treguar cilësinë. Nesër do rreshtohen në fushë 11 lojtarë për të bërë më të mirën.

Djurdjevic në sulm ? Lojtarët e dinë se çfarë të bëjnë nesër, edhe Djurdjevic është një lojtar ekipi. Nesër i uroj fat para porte, ai është lojtar që punon për ekipin. Nesër rëndësi ka fitorja.

Renditja – Të përqendrohemi te vetja, Tirana është lart dhe nesër të tregojmë se përse jemi në pjesën e sipërme të kreut. Tifozët ? Jam shumë i kënaqur dhe shpresoj që nga ndeshja në ndeshje të vijnë në rritje, jam i gëzuar që edhe nesër do kemi tifozë.

Premio për fitoren? Do e takojmë në darkë presidentin dhe do flasim edhe për këtë temë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!